Ultimatumi i SHBA: Fundi i dhunës duhet të fillojë tani...

Ultimatumi i SHBA: Fundi i dhunës duhet të fillojë tani...

23:35, 20/02/2018
A+ Aa A-

Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh sot jashtëzakonisht i shqetësuar nga bombardimet e regjimit sirian në Gutan Lindore.

Guta është një enklavë rebele e rrethuar në lindje të Damaskut, ku kanë vdekur rreth 250 persona që prej të dielës sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).   

“Fundi i dhunës duhet të fillojë në këtë çast”, deklaroi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Heather Nauert para medias, duke dënuar taktikat e presidentit sirian Bashar Al Asad.

“Uashingtoni është jashtëzakonisht i shqetësuar nga këto bombardime shumë shqetësuese”, theksoi zëdhënësja.

“Të paktën 106 civilë u vranë sot në bombardimet mbi Gutan Lindore”, sipas OSDH-së.

“Kjo shifër bën që të arrijë në 250 numri i përgjithshëm i civilëve të vrarë që prej të dielës së kaluar në bastionin rebel pranë kryeqytetit”, njofton OSDH-ja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Artani22/02/2018 01:17

Labo,paske rrjedh mo daku fare. Cdo oluher i bardh qe te del perpara sduhet me qen patjer miell gruri. Erdogani lufton ne mbrojtje te vendit dhe interesave te veta,per cfar lufton amerika ? Pse Amerika luftoj IS ? IS ka vra 15 mij persona,90 % e tyre ishin ushtare asadit / Irakian. Asadi,400 mij persona,30 % femije dhe amerika akoma rrin e shikon dhe perrallon !? Demokracia amerikane ben muuuu si lopa daku. Xhaxhi thote,xhandar i njerezimit esht amerika.

Labi21/02/2018 00:32

Erdogani mund ta quaje bombardim demokratik....diktator

Shto koment

Denonco