Ciklon i fuqishëm në Zelandën e Re, disa rajone shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Ciklon i fuqishëm në Zelandën e Re, disa rajone shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

11:21, 20/02/2018
A+ Aa A-

Cristchurch dhe dy distrikte të tjera në Zelandën e Re kanë deklaruar gjendjen e emergjencës pasi një ciklon goditi vendin.

Dhjetra shkolla janë mbyllur si dhe rrugët në jug të ishullit ndërkohë që stuhia po afrohej të martën.

Linjat ajrore kombëtare të Zelandës së Re kanë anulluar fluturimet për jashtë dhe brenda kryeqytetit, Wellington, në veri të ishullit.

Banorëve u është thënë se duhet të parapërgatiten për përmbytje dhe erëra të forta deri në 150 km/orë. Distriktet Grey dhe Buller në ishullin jugor po ashtu kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Goditja më e fortë e stuhisë do të jetë gjatë natës dhe nesër në mëngjes, tha kryebashkiakia e Christchurch, Lianne Dalziel.

Ajo urdhëroi që banorët në zonat e ulëta të evakuohen duke thënë se pritet që shtëpitë të përmbyten.

Kryeministri Jacinda Ardern tha që trupa ushtarake janë nxjerrë në terren në zonat ku pritet që të goditen më fort nga stuhia. Po ashtu, zyra kombëtare e Mbrojtjes Civile në Wellington do të jetë në gatishmëri./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco