Meksika nis kërkimet për 3 italianët e zhdukur

Meksika nis kërkimet për 3 italianët e zhdukur

11:10, 20/02/2018
A+ Aa A-

Autoritetet meksikane janë duke hetuar për zhdukjen e tre italianëve në shtetin perëndimor Jalisko, shkruan BBC, citon Syri.net.

Vicenzo Cimmino, Raffaele Russo dhe Antonio Russo, të gjithë nga Napoli, ishin parë për herë të fundit në prag të Vitit të ri në bashkinë Tecalitlan.

Sipas disa burimeve, italianët u zhdukën pasi u arrestua nga policia në një pikë benzine.

Diplomatët italianë janë duke ndihmuar hetuesit, thanë autoritetet në Meksikë.

Fundjavën e kaluar, anëtarët dhe miqtë e familjeve të burrave të zhdukur marshuan në rrugët e Napolit duke ëkrkuar përgjigje nga qeveria meksikanë për ata se çfarë mund t’u kishte ndodhur njerëzve të tyre të dashur.

Duhet thënë se viti i kaluar ishte viti më i dhunshëm në historinë e Meksikës me më shumë se 25 mijë vrasje.

Krimi i organizuar dhe kartelet e drogës në veçanti shkaktojnë më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeje, thanë zyrtarët.

Departamenti amerikan i Shtetit në njoftimin e tij më të fundit për udhëtarët u këshillon atyre që ta shikojnë mirë udhëtimin për në Jalisko, duke i paralajmëruar se krimi i dhunshëm dhe veprimtaria e bandave janë të zakonshme në këtë shtet./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco