Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO +18/ Alpinisti bie dramatikisht nga shtylla e lartë, gjithçka filmohet live

VIDEO +18/ Alpinisti bie dramatikisht nga shtylla e lartë, gjithçka filmohet live

02:38, 20/02/2018
A+ Aa A-

Një alpinist pësoi lëndime të rrezikshme për jetën, kur u rrëzua nga një shtyllë mbi 7 metra të lartë në një festival.

 28 vjeçari po ngjitej në shtyllë gjatë një festivali folklorik rus për të shënuar ikjen e dimrit.

 I emëruar vetëm si Aleksandër, alpinisti kishte veshur pantallona të shkurtra pavarësisht temperaturave nën zero.

Ai u ngjitet për të prekur një kuti të kuqe dhe gjatë përpjekjes për zbritje, rrëzohet në tokë përpara një turme njerëzish që po e shikonin.

Rënia si plumb në tokë u shoqërua me britma nga të pranishmit në qytetin siberian të Anzhero-Sudzhensk.

Nuk kishte pothuajse asnjë pajisje të sigurisë nën shtyllë dhe njeriu ra mbi një çati sportive e cila bëri pak për të penguar rënien e tij.

Ai u mbulua menjëherë me një batanije dhe u dërgua me urgjencë në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco