Erdogan-Putin, zbardhet biseda/ Ja për çfarë kanë diskutuar...

Erdogan-Putin, zbardhet biseda/ Ja për çfarë kanë diskutuar...

22:37, 19/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib.

Në bisedën telefonike ku presidenti Erdogan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.

Gjithashtu në bisedë është folur edhe për çështjet në lidhje me procesin e formimit të pikave të reja të vëzhgimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib.

Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco