Nëse Berluskoni fiton zgjedhjet në Itali, ja kush do të jetë kryeministri i vendit

Nëse Berluskoni fiton zgjedhjet në Itali, ja kush do të jetë kryeministri i vendit

15:12, 19/02/2018
A+ Aa A-

Silvio Berluskoni e ka gadti edhe kandidaturen për kryeminister të ardhëshem të Italisë nëse fiton zgedhjet parlamentare të pas dy javëve.

Nëse qendra e djathtë politike fiton zgjedhjet e 4 marsit në Itali e nëse Forza Italia do të konfirmohet forcat kryesore e këtij koalicioni, kreu i Parlamentit Europian Antonio Tajani do të jetë emri i propozuar për të drejtuar qeverinë e ardhshme italiane.

Ish-kryeminsitri Silvio Berlusconi, lideri i Forza Italia-s ka zbardhur emrin e kandidatit për Kryeministër nëse koalicioni i djathtë politik fiton zgjedhjet.

"Antonio Tajani, ka deklaruar, lideri i Forza Italias, është kandidatura ideake, një personalitet mjaft i njohur në Europë si dhe nga e majta italiane. Emri i tij si kryeminstër i ardhshëm mund të dakordësojë të gjitha forcat politike që nuk kanë arsye për të mos e pranuar".

Prej vitit 1994, Antonio Tajani, me profesionin gazetar është eurodeputet i Forza Italias. Ka qënë komisioner europian për transportin, komisioner europian për industrinë dhe sipërmarrjen, nënkryetari i PE e prej janarit të 2017 kryetar i Parlamentit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco