Humbi avionin, sizmologu i shpëton aksidentit tragjik

Humbi avionin, sizmologu i shpëton aksidentit tragjik

14:18, 19/02/2018
A+ Aa A-

Për fat kompania ajrore iraniane ka gabuar në konfirmimin e saj zyrtyar se kanë humbur jetën të 66 pasagjerët e ndodhur në bordin e avionit që u rrëzua në malet Zagros.

Sizmologu grek Akis Tselentis ka humbur avionin në minutat e fundit, sepse është vonuar gjatë rrugës për në aeroport dhe i ka shpëtuar fatit tragjik të udhëtarëve të tjerë. Më vonë kompania ka konfirmuar se totali i viktimave ishte 65 persona, pasi një prej pasagjerëve humbi fluturimin. I tronditur pa masë sizmologu grek ka deklaruar për mediat në Greqi se “do të sqarojë çdo gjë kur të kthehet”.

Më pas ka shpjeguar se u vonua rrugës dhe për fat nuk ka arritur të marrë avionin e kompanisë ‘Aseman Airlines’ që u rrezua pak me vonë. Tselentis, një nga profesorët më në zë të gjeoshkencës, për shume vite edhe drejtor i Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës ishte i vetmi person i huaj nga të gjithë pasagjerët e avionit iranian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco