Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Ushtarët e SHBA dhe Tajlandës pinë gjak kobre për të forcuar lidhjet mes tyre

Ushtarët e SHBA dhe Tajlandës pinë gjak kobre për të forcuar lidhjet mes tyre

13:14, 19/02/2018
A+ Aa A-

UShtarët e SHBA dhe ushtarët tajlandezë kanë pirë gjak nga gjarpëri Kobra këtë të hënën për të uruar sëbashku suksesin e Cobra Gold, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Azi, me rreth 7.000 ushtarake këtë vit.
Të hënën, disa dhjetëra marinas amerikanë morën pjesë në një kurs për mbijetesë në xhungëlen e tajlandës dh që arrin kulmin me pirjen e gjakut të COBRAS.
"Kjo është hera e parë që kam pirë gjak gjarpëri ... Nuk është diçka që bëjmë shumë shpesh në Amerikë", tha Christopher Fiffie për AFP.
"Unë mendoj se do të jem në gjendje të mbijetoj këtu" ka shtura ushtari.  Ata gjithashtu u ushqyen edhe me inskete te tjra ndermjet të cilëve edhe me akrepa të gjalla - pasi u mësuan nga oficerët tajlandezë se si të hiqnin helmin e tyre.
Ata gjithashtu u mësuan atyre se si të marrin ujë në xhungël nga trungjet e pemëve banane dhe si të identifikojnë bimët e ngrënshme.
Këtë vit, për edicionin e 37-të Cobra Gold, 7000 ushtarë amerikanë marrin pjesë në stërvitje, një efektiv i shtuar  në krahasim me vitet e kaluara.
"Stafi pasqyron angazhimin e SHBA në rajon," tha zëdhënësi i ambasadës amerikane në Bangkok, Stephane Castonguay.
Që nga zgjedhja e Donald Trump, marrëdhëniet janë ngrohur midis Uashingtonit dhe aleatit të saj tradicional në Azi, ish shtylla kurrizore e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit.
Cobra Gold, tani në edicionin e tij të 37-të, organizohet çdo vit, me mijëra ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Tajlandë dhe vende të tjera aziatike (Indonezia, Japonia, Malajzia, Korea e Jugut dhe Singapor) duke u takuar për dhjetë ditë në një bazë detare në provincën Chonburi, tre orë nga Bangkok.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco