Dikur ishin miq/ Trump ‘sulmon’ Oprah Winfrey

Dikur ishin miq/ Trump ‘sulmon’ Oprah Winfrey

10:44, 19/02/2018
A+ Aa A-

Siç duket Donald Trump po i hedh benzinë zjarrit që ka shpërthyer lidhur me mundësinë që Oprah Winfrey të kandidojë për Presidente në Amerikë, nisur nga fjalimi i saj i dhënë në janar te ‘Golden Globes’.

Trump nuk ka qëndruar indiferent kundrejt këtyre komenteve, madje zgjedh të reagojë nëpërmes rrjetit social Twitter. Ai thotë se shpreson që Oprah të hedhë kandidaturë si Presidente e Amerikës, në mënyrë që të humbasë, si gjithë të tjerët.

Presidenti aktual, Trump ka marrë shkas nga emisioni i fundit i Oprahs, pyetjet e të cilës, sipas tij, ishin të gabuara.

“Sapo ndoqa një Oprah Winfrey shumë të pasigurt, të cilën dikur e njihja mirë, duke bërë intervista në një panel për emisionin ’60 Minuta’. Pyetjet që shtroi ishin të shtrembruara dhe të dhëna të gabuara. Shpresoj që Oprah të hedhë kandidaturë në mënyrë që të humbasë, si gjithë të mëparshmit!”, shkruan në Twitter Presidenti i SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco