Ministri gjerman, Turqia partner në luften kundër terrorizmit

Ministri gjerman, Turqia partner në luften kundër terrorizmit

09:13, 18/02/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, e ka përshkruar Turqinë, si një partner shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.

Në një panel të zhvilluar në kuadër të Konferencës së 54-t Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih duke iu përgjigjur pyetjes në çështjen e dhënies së pajisjeve të armëve për Turqinë të deputetes së Partisë së Majtë, Heike Haensel e cila njihet me afërsinë me PKK-në, De Maiziere ka vënë në dukje se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm i NATO-s.

“Fakti është se ne kemi dëgjuar edhe fjalimin e kryeministrit sot. Turqia ka patur më shumë viktima në njerëz nga terrori se sa Gjermania. Turqia, është një partner shumë i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë Maiziere, sipas AA, referuar Bota sot.

Ai gjithashtu theksoi se nuk beson se bota do të ishte më e fortë në rast se partnerët lihen të vetëm dhe nuk do të mbështeteshin në luftën kundër terrorizmit.

Ministri gjerman bëri të ditur ndër të tjera se ai nuk pranon përkufizimin “shteti islam” të shpallur nga organizata terroriste DEASH. Maiziere pasi tërhoqi vëmendjen se kjo shprehje është ajo që dëshirojnë terroristët tha se ai gjithmonë e ka përdorur termin “i ashtuquajturi shteti islam”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco