Pakistan, vrasësit të vogëlushes Zainab i jepen 4 dënime me vdekje

Pakistan, vrasësit të vogëlushes Zainab i jepen 4 dënime me vdekje

10:57, 17/02/2018
A+ Aa A-

Gjykata në Pakistan i ka dhënë katër dënime me vdekje, 24-vjeçarit Imran Ali që përdhunoi dhe vrau një vajzë 6 vjeçe muajin e kaluar, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Trupi i Zainab Ansari u gjet në një kosh mbeturinash në qytetin e Kasurit, në jug të Lahore, më 9 janar.

Vrasja e saj shkaktoi zemërin në të gjithë vendin, përfshirë protestat kundër Policisë që nuk u tregua kompetente për rastin.

Babai i viktimës ishte në gjyq për të dëgjuar vendimin i rrethuar nën masa të forta sigurie.

Vrasësi i Zainab akuzohet edhe për vrasjen e disa vajzave të tjera në këtë zonë më parë.

Dhjetra dëshmitarë dëshmuan kundër Ali në gjyqin ku u paraqitën edhe prova, përfshirë atë të ADN-së dhe poligrafisë.

Avokati i tij u tërhoq nga çështja, pasi Ali e pranoi fajin, thanë burimet.

Ali iu dha vendim me vdekje për rrëmbim, përdhunim, vrasje dhe një akt terrorizmi pas një dënimi me burgim të përjetshëm për sodomi krahas një gjobe të madhe. Ai ka tani 15 ditë kohë për të apeluar kundër vendimit, shkruan BBC.

Policia ka qënë nën presion të madh për të zbuluar se kush e vrau Zainab dhe fëmijët e tjerë.

Familja e vogëlushes tha se policia nuk mori masa gjatë pesë ditëve kur ajo ishte e zhdukur derisa trupi i saj u gjend. Ishin të afërmit e saj që zbuluan lëvizjet e saj të fundit nga filmimet e disa kamerave. Videot tregonin një burrë që ikte duke mbajtur për dore vajzën; ato kanë qarkulluar gjërësisht në mediat sociale. Ali u arrestua më 23 janar 2018./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    EC17/02/2018 11:33

    Ja, per keta duhet denimi me vdekje. Liberalet e majte neper Perendim perrallisin kot. Te mbash te tille njerez ne burg dhe t'i ushqesh me taskat e qytetareve, duke perfshire edhe familjaret e vete viktimes, nuk eshte cinizem, eshte thjesht barbari. E kush thote se denimi mev dekje eshte i papranueshem, ta shohe veten ne pasqyre perpara kesaj vogelusheje dhe ta kuptoje se eshte aq barbar sa vrasesi i saj.

    Shto koment

    Denonco