Mashtrimi i njerëzve, BE ushtron presion të fortë mbi Fb, Twitter dhe Google

Mashtrimi i njerëzve, BE ushtron presion të fortë mbi Fb, Twitter dhe Google

07:51, 17/02/2018
A+ Aa A-

Komisionerja për Drejtësinë në Europë i bëri thirrje gjigantëve të medias sociale që të shtojnë përpjekjet për të përshtatur kushtet e përdoruesve me ligjet e Bashkimit Europian, duke rritur presionet për kompanitë.

Autoritetet e mbrojtjes së konsumatorit të Bashkimit Europian deklaruan se Facebook, Twitter dhe Google kanë trajtuar vetëm pjesërisht shqetësimet mbi besueshmërinë dhe mbi mënyrën se si përdoruesit janë informuar mbi heqjen e përmbajtjeve apo terminimin e kontratave.

Këto kërkesa vijnë pas disa ankesave nga konsumatorë që janë bërë pre e mashtrimeve dhe kanë qenë subjekt i disa kushteve që nuk respektojnë ligjin e konsumatorit në Europë.

Autoritetet kanë fuqinë për të vendosur gjoba nëse firmat nuk  janë në përputhje me rregullat, shkruan scan.tv.

“Rregullat e konsumatorit në BE duhet të respektohen dhe nëse kompanitë nuk e bëjnë, do të përballen me sanksione”, tha komisnionerja për drejtësinë Vera Jourova.

Komisioni Europian bëri të ditur se treshja amerikane ka rënë dakord që të ndryshojë disa kushte që limitojnë besueshmërinë e tyre,  pengojnë të drejtën e përdoruesit për t’u tërhequr nga blerjet online dhe detyrojnë konsumatorët europianë që të ankohen në Kaliforni, ku janë të pozicionuara firmat dhe jo në vendin e tyre.

Firmat e teknologjisë në SHBA janë përballur me mbikëqyrje të ashpër në Europë për mënyrën e tyre të të bërit biznes, si çështjet e privatësisë dhe shpejtësinë e heqjes së përmbajtjeve të jashtëligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco