Korea e Veriut, vendi komunist i drejtuar nga Kim Jong-Un, përfaqësohet në lojrat olimpike dimorëve, që po zhvillohen PyeongChang, me ekipin e saj. Por ajo që ka tërhequr më tëpër vëmendjen e medieve të ndryshme ndërkombëtare, përfshi edhe ato të Koresë së Jugut, janë një grup tifozësh femra, të cilat kanë si qëllim të nxisin sportistët koreano-veriorë në këtë kompeticion.
Vajzat dhurojnë spektakël në shkallët e stadiumit sa herë sportistët e Veriut komunist garojnë.
Por mediat në Korenë e Jugut mendojnë se pas kësaj ofensive sharmi fshihet një e vërtetë e hidhur, tërheqja e vëmendjes nga testimet bërthamore.
“Përmes tyre, Kim Jong-un kërkon që të shmangë vëmendjen nga testimet bërthamore, kampet e brutale të përqendrimit, ekzekutimet dhe gjendjen e rënduar që po kalon populli korean në veri”, shkruajnë mediat e Seulit.
Tifozet seksi janë nën monitorim të rreptë nga një personel vetëm me meshkuj, madje ato kontrollohen në çdo lëvizje që bëjnë, përfshi edhe kur shkojnë në tualet.
Han Seo-hee është një ish-anëtare e këtij grupi. Ajo ka dezertuar duke u shpëtuar kthetrave të komunizmit.
“Të jesh pjesë e këtij grupi duhet të kesh një gjatësi të caktuar, të mbushësh moshën e caktuar, por edhe të rrjedhësh nga familjet e duhura. Të gjitha aplikantet me prejardhje nga familje “me njollë” refuzohen”, tregon ajo.
Koreano-jugorët e kanë vënë re.
“Duket që në portretet e tyre, që në buzëqeshjen e sforcuar se nuk janë të lira. Ka shumë policë që i mbrojnë”, thotë një spektatore e lojërave olimpike.
© SYRI.net