Trump reagon pas masakrës në Florida: Do bëjmë gjithçka për t’ju mbrojtur

Trump reagon pas masakrës në Florida: Do bëjmë gjithçka për t’ju mbrojtur

20:35, 15/02/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për paqe, një ditë pasi një person i armatosur vrau 17 veta në një shkollë të mesme në Florida.

Trump tha se administrata e tij do të punojë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të adresuar sëmundjet mendore.

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se dëshiron t’iu adresohet fëmijëve të Amerikës me mesazhin se “nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë”.

“Ju keni njerëz që brengosen për ju, që ju duan dhe që do të bëjmë gjithçka për t’ju mbrojtur”, tha Trump.

Ai tha se sigurinë në shkolla do ta bëjë prioritet.

“Ne gjithashtu duhet të krijojmë një kulturë në vendin tonë, e cika përqafon dinjitetin e jetës, e cila krijon lidhje të thella dhe kuptimplota njerëzore”, tha Trump, duke u bërë thirrje fëmijëve që ndihen të frikësuar ose të vetëm, t’iu afrohen të të rriturve që u besojnë dhe t’iu kërkojnë ndihmë.

*FBI ishte paralajmëruar për autorin e sulmit në Florida

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco