Tillerson nis vizitën zyrtare në Turqi, ja çështjet e nxehta...

Tillerson nis vizitën zyrtare në Turqi, ja çështjet e nxehta...

20:17, 15/02/2018
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, mbërriti sot në Ankara për një vizitë pune, në sfondin e një klime të përkeqësuar si pasojë e ofensivës turke në Siri.

SHBA-ja pret diskutime të vështira, ndërkohë që Turqia parashikon se marrëdhëniet me Uashingtonin rrezikojnë të degradohen plotësisht.

Rex Tillerson do të takohet fillimisht me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, para se të takohet nesër me homologun, Mevlut Cavusoglu.

Në bisedimet dypalëshe, do të diskutohet për çështjet kryesore të axhendës së përbashkët të marrëdhënieve Turqi-SHBA, veçanërisht mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin organizatës terroriste PYD/PKK, dhe do të shkëmbehen pikëpamjet mbi çështjet ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit ka vizituar Egjiptin, Kuvajtin, Jordaninë dhe Libanin si pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme, që filloi më 11 shkurt.

 “Marrëdhëniet tona janë në një moment shumë kritik. Ose ne duhet të përmirësojmë marrëdhëniet, ose ato do të degradojnë plotësisht”, kishte paralajmëruar këtë javë Mevlut Cavusoglu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco