Rusia dhe Norvegjia eksportuan sasi rekorde të gazit në Evropë në vitin 2017

Rusia dhe Norvegjia eksportuan sasi rekorde të gazit në Evropë në vitin 2017

17:24, 14/02/2018
A+ Aa A-

Në vitin 2017, eksporti rus në Evropë, përfshirë edhe Turqinë, arriti në 194 miliardë metra kub (mmk), ndërsa eksportet e Norvegjisë në Evropë arrinin në 122 miliardë metra kub, sipas një analize të kryer nga Rystad Energy

Eksportet e gazit natyror në Evropë nga Rusia dhe Norvegjia arritën nivele rekorde në vitin 2017, njoftoi të mërkurën shërbimi i pavarur të naftës dhe gazit Rystad Energy, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vitin 2017, eksporti rus në Evropë, përfshirë edhe Turqinë, arriti në 194 miliardë metra kub (mmk), ndërsa eksportet e Norvegjisë në Evropë arrinin në 122 miliardë metra kub, sipas një analize të kryer nga Rystad Energy.

Në përputhje me analizën, eksportet e gazit natyror të Rusisë u rritën në 194 mmk për më shumë se 15 mmk nga viti në vit, ndërkohë që Norvegjia ka rritur eksportet e saj me 9 mmk, duke arritur në 122 miliardë metra kub.

“Eksportet e tyre të larta kanë ofruar furnizim serioz për Evropën dhe janë një tregues se strategjia e ndjekur nga Rusia dhe Norvegjia ka qenë për të ruajtur pjesën e tyre të tregut, duke përfituar konsumatorët evropianë, pasi çmimet në Evropën Veriperëndimore kanë mbetur mjaft të qëndrueshme. Kjo gjithashtu ka mbajtur furnizimet e reja amerikane të LNG-së jashtë rajonit, duke mundësuar që gazi amerikan të plotësojë kërkesën në rritje në Azi dhe Amerikën Latine, citohet të ketë thënë Carlos Torres-Diaz, zëvendëspresidenti për tregjet e gazit në Rystad Energy.

Ndërkohë që të dy vendet kanë shfaqur tendenca të rritjes që nga viti 2014, ndërsa sipas studimit të kompanisë me seli në Oslo, thuhet se Rusia do të forcojë më tej pozitën e saj dominuese, ndërkohë që prodhimi norvegjez është gati të bjerë në vitet e ardhshme.

Sa i përket prodhimit të gazit rus, Torres-Diaz komentoi se me ngritjen e impiantit Yamal LNG dhe me përfundimin e tubacionit “Power of Siberia”, eksportet në Azi pritet të rriten.

Për më tepër, ai theksoi se rritja e prodhimit, së bashku me vazhdimin e projekteve të tubacionit të Gazprom-it, Rrjedha Veriore-II dhe Rrjedha Turke, lë potencial të madh për rritjen e eksporteve për dominimin rus të tregut Evropian.

Përveç kësaj, kompania pret një rënie prej 10 miliardë metër kub deri në vitin 2020 të prodhimit vjetor nga disa fusha kryesore të gazit në Norvegji, krahasuar me nivelet e vitit 2017. Megjithatë, kjo do të kompensohet pjesërisht nga rritja prej 8.6 mmk në prodhimin e parashikuar të gazit në të njëjtën periudhë nga fillimi i fushës se gazit Aasta Hansteen, që ndodhet 300 kilometra nga toka, në veriperëndim të Sandnessjoen në qarkun Nordland në Norvegji. Poashtu, prodhimi në vendet e tjera evropiane pritet të vazhdojë uljen.

Rystad Energy është një kompani e pavarur kosulence e naftës dhe gazit që ofron bazat e të dhënave globale, konsultime strategjike dhe kërkimit të produkteve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco