Gjermania parashikon transport publik falas

Gjermania parashikon transport publik falas

11:05, 14/02/2018

Qeveria gjermane parashikon transport publik falas në qytete për të përmirësuar cilësinë e ajrit, një masë e bërë publike sot dhe që synon për t’iu shmangur hetimit nga gjykata europiane.

Për shtetet rajonale dhe komunat parashikojmë ofrimin falas të transporteve publike për të ulur numrin e makinave të pasagjerëve në qarkullim, bën me dije një email i dërguar më 11 shkurt nga ministrja e Mjedisit, Barbara Hendricks ai i Transporteve Christian Schmidt dhe Financave, Peter Altmaier drejtuar komisionerit europian përgjegjës për mjedisin, Karmenu Vella.

Kjo masë së bashku me disa të tjera do të testohet në 5 qytete gjermane, Bonn, Essen, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim. Sipas propozimit të Berlinit masa do të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit.

Ideja e futjes së transportit publik falas ka nxitur gjithsesi një farë rezervash në Gjermani. Qeveria federale duhet të bëjë publike mënyrën e financimit të këtij projekti’’, u shpreh Michael Ebling, kryetar i një federate të shërbimeve publike(VKU).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment