Policia izraelite kërkon arrestimin e kryeministrit Netanjahu

Policia izraelite kërkon arrestimin e kryeministrit Netanjahu

06:39, 14/02/2018
A+ Aa A-

Policia izraelite pas një hetimi 14 mujor ka dalë në përfundimin se kryeministri i vendit Beniamin Netanjahu duhet të arrestohet.

Në një deklaratë, policia bëri të ditur se ka prova të mjaftueshme për të paditur numrin një të ekzekutivit izraelit, për mitmarrje, mashtrim dhe shkelje të besimit në dy raste të veçanta.

Ai gjithashtu akuzohet se ka kërkuar një botuesi ta mbështesë atë duke goditur kundërshtarin.

Ndërsa rasti tjetër fokusohet tek pretendimet se që prej vitit 2009, Netanjahu ka marrë më shumë se 100 mijë dollarë dhurata nga manjati i Hollivudit, Arnon Milchan dhe miliarderë të tjerë të huaj.

Pas hetimit policia paraqiti denoncimin në prokurori e cila duhet të shqyrtojë provat.

Menjëherë pas rekomandimit të policisë, Netanjahu doli në një konferencë për shtyp në Jeruzalem, duke mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje. Ai tha se akuzat ishin të pabaza dhe përgënjeshtroi zërat se mund të dorëhiqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco