Tragjedia, mbyten në lumë dy fëmijë dhe nëna e tyre...

Tragjedia, mbyten në lumë dy fëmijë dhe nëna e tyre...

19:27, 13/02/2018
A+ Aa A-

Tre persona vdiqën dhe 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi pasi një barkë me 8 persona në bord i përmbys në një lumë që rrjedh midis Turqisë dhe Greqisë, tha një zëdhënëse e Organizatës së Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Barka po udhëtonte përgjatë lumit Maritsa, në provincën Edirne në veriperëndim të Turqisë, kur ajo u përmbys, raporton Reuters. Banorët pranë zonës dëgjuan britma dhe informuan forcat lokale të policisë.

Kërkuesit gjetën tre trupa, dy prej tyre ishin fëmijë - njëra rreth 12 vjeç dhe tjetra rreth katër vjeç.

AFAD tha se kishte nisur operacionin për të kërkuar edhe 5 persona të tjerë, por  temperaturat e ftohta dhe rrymat e forta të ujit pengonin operacionin.

Ndërkohë media lokale transmetojnë se në varkë mes 8 personave ishin dy gra dhe 3 fëmijë. Një prej viktimave është identifikuar si  Aishja 37 vjeçe, ndërsa dy viktimat e tjerë, ishin fëmijët e saj.

Aishja ishte mësuese në një shkollë dhe u hoq nga puna pas grushtit të dështuar të shtetit, ndërsa familja u përndoq nga autoritetet.

Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me personat e tjerë që ndodheshin në varkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco