FOTO/Tjetër incident turko-grek, Erdogan kërcënon/ Ja përgjigjia e ashpër e Pangalos ...

FOTO/Tjetër incident turko-grek, Erdogan kërcënon/ Ja përgjigjia e ashpër e Pangalos ...

16:57, 13/02/2018
A+ Aa A-

Një tjetër incident mes anijeve të rojeve bregdetare greke dhe turke është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë ishullit Imia.

Nga raportimet e mediave, mësohet se anija turke UMUT ka goditur në pjesën e përparme anijen Gavdos 090, e cila i përket rojes bregdetare greke. Kjo e fundit ka pësuar dëme, ndërsa është ankoruar në ishullin Leros, ndërsa UMUT është larguar në drejtim të brigjeve të Turqisë.

Ky është incidenti i dytë brenda 25 ditëve të fundit që ka tensionuar më shumë marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Athinës.

Zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar se Turqia nuk po kontribuon në shmangien e trazirave në rajon, duke shtuar se qeveria greke do të mbrojë me vendosmëri të drejtat sovrane të vendit.

Duke iu referuar kërkimeve për hidrokarbure në një prej Zonave Ekonomike Ekskluzive të Qipros, të cilën Ankaraja e konteston, ashtu si dhe disa prej ishujve greke të Egjeut, Presidenti turk Erdogan me një deklaratë të ashpër ka paralajmëruar Athinën dhe Nikosinë të mos bëjnë hapa të gabuara, duke tejkaluar cakun në Qipro dhe Egje.

 “Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Por një deklaratë e e ish-ministrit të Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos se “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”, ka bërë xhiron e botës.

 “E besoj këtë gjë – ka shtuar Pangalos gjatë një interviste për marrëdhëniet greko-turke – sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”, ka thënë ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    toni 14/02/2018 00:20

    po me shqiperine ku e keni konceptin e se drejtes ju greket qe kerkoni me dhune te na merrni detin edhe token neve? edhe per ne vlen fjala e kenges se vjeter me cifteli, dhe dreqi jeni ju greket bravo turku provojeni po jua mbajti...

    Shto koment

    Denonco