Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Stoltenberg, NATO e gatshme të zgjerojë misionin në Irak

Stoltenberg, NATO e gatshme të zgjerojë misionin në Irak

15:40, 13/02/2018
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg tha se pret që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt.

“Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit", tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë.

Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco