Dy astronautët kinezë të 'Shenzhou-11' përfundojnë misionin në hapësirë

Dy astronautët kinezë të 'Shenzhou-11' përfundojnë misionin në hapësirë

15:04, 18/11/2016
A+ Aa A-

Dy astronautët kinezë në bordin e anijes kozmike Shenzhou-11 kanë mbërritur mirë në Tokë. Jing Haipeng dhe Chen Dong u ulën në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme pasditen e së premtes, pas qëndrimit njëmujor në hapësirë. Ulja në Tokë u krye një ditë pasi astronautët lanë banesën e tyre të përkohëshme në bordin e Laboratorit Hapësinor Tiangong-2, në përgatitje për rikthimin e tyre.

Misioni 33 ditor i astronautëve shënon kohën më të gjatë të qëndrimit të astronautëve kinezë në hapësirë. Të dhënat dhe testimet e kryera prej tyre në orbitë do të përdoren për krijimin në 4 vitet e ardhshëm të Stacionit Hapësinor të Kinës./CRI 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco