Rekrutimi i fundit i Trump? Senatori Sessions mund të behët Prokurori i Përgjithshëm

Rekrutimi i fundit i Trump? Senatori Sessions mund të behët Prokurori i Përgjithshëm

14:54, 18/11/2016
A+ Aa A-

Donald Trump i ka kërkuar senatorit të  Alabamas, Jeff Sessions, të jetë Prokurori i Përgjithshëm, raportojnë mediat amerikane.

Senatori Sessions, një ish-prokuror i zgjedhur nga Senat në vitin 1996, ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të zotit Trump gjatë fushatës.

Ndërkohë, gjenerali Michael Flynn raportohet se ka pranuar postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Të dy personazhet  kanë qenë gjithmonë të rrethuar nga  polemikat mbi pikëpamjet e tyre politke.

Megjithatë, zoti Trump ka ende për të konfirmuar emërimet.

Zyrtarët e tranzicionit të pushtetit nga Obama te Trump duke folur në kushte anonimiteti, kane thënë se zotit Sessions dhe Flynn i janë ofruar poste në administratën e re.

Megjithatë, zëdhënësi i Komitetit Kombëtar Republikan , Sean Spicer, i cili është i përfshirë në tranzicionin presidencial të Trump, nuk ka konfirmuar raportet për CNN.

"Derisa Donald Trump ta konfirmojë  nuk është zyrtare", tha Spicer./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco