The Guardian: Soros premton shtesë fondi për anti-Brexit...

The Guardian: Soros premton shtesë fondi për anti-Brexit...

21:49, 12/02/2018
A+ Aa A-

George Soros ka sfiduar kritikët e tij mbi donacionin 400 mijë paund për një fushatë anti-Brexit në Britaninë e Madhe, duke thënë se është krenar. Ai gjithashtu ka premtuar një shtesë prej 100 mijë paund për të mbështetur përpjekjet për të luftuar Brexit, raporton The Guardian.

Në një artikull, Daily Telegraph e akuzoi Soros për një komplot të fshehtë për të ndaluar Brexit dhe e përshkroi atë si " lojtar i akuzuar për ndërhyrje në punët e kombit ".

Por, Soros tha se kishte marrë kritika personale toksike.

George Soros, një ish-refugjat nga Hungaria komuniste që bëri 1 bilion dollarë (£ 720m) si një spekullator monedhash në treg në të ashtëquajtur “e Mërkura e Zezë”, tha se lënia e BE ishte një gabim tragjik që do ta dobësonte Britaninë.

Soros ndodhet nën sulmin e vazhdueshëm që nga detajet e dhurimeve të tij për “Best for  Britain”, që u zbulua javën e kaluar.

Eloise Todd, shefe ekzekutive e “Best for Britain” tha se fondet shtesë ishin një përgjigje për ata që deklaruan se fondet e tij për fushatën ishin anti-demokratike.

"Ne jetojmë në një demokraci, dhe e drejta për lirinë e fjalës është e çmuar. Elementet e shtypit të djathtë nuk duket se pajtohen ", tha Todd.

"E ardhmja e Britanisë së Madhe me BE nuk është një marrëveshje e bërë, ka ende një votë për të ardhur dhe njerëzit në të gjithë vendin meritojnë të dinë të vërtetën rreth opsioneve në tryezë”, tha ajo.

Kontributi i Soros u kritikua nga Daily Mail, që e quajti atë "para të pistë".  Fondacioni i Soros ka dhënë para për një sërë grupesh anti-Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco