Obama dhe liderët evropianë: Ta bëjmë NATO-n më të fortë

Obama dhe liderët evropianë: Ta bëjmë NATO-n më të fortë

14:32, 18/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe liderët kryesorë evropianë, janë pajtuar për nevojën e forcimit të NATO-s dhe “për ta lëvizur përpara agjendën trans-atlantike”.

Sot në Berlin, zoti Obama është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe Britanisë, në përfundim të turneut të tij të fundit në Evropë, si president amerikan.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, liderët janë pajtuar që Moska duhet t’i respektoj detyrimet ruse, sipas marrëveshjeve të Minskut për zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës dhe se sanksionet perëndimore kundër Rusisë, duhet të mbeten derisa situata në Ukrainë të zgjidhet.

Kombet e Bashkuara thonë se më tepër se 9,600 njerëz janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ndërsa më se 22 mijë njerëz janë plagosur, nga fillimi i konfliktit në mars të vitit 2014 e deri tash.

Evropianët janë të shqetësuar nga deklaratat e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se NATO-ja është e “vjetëruar”, pastaj se ai do ta shqyrtoj tëerheqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe se do ta njihte aneksimin e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në vitin 2014.

Sa i përketë NATO-s, presidenti amerikan, Barack Obama, dje në Berlin të Gjermanisë, ka deklaruar.

“Jam i inkurajuar me insistimin e presidentit të zgjedhur se NATO-ja është një përkushtim që nuk ndryshon dhe përkushtimi i tij i plotë ndaj NATO-s, si themel i sigurisë sonë ndërkombëtare, mendoj se është shumë i rëndësishëm”, tha Barack Obama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco