Qeveria hungareze godet planin anti-Brexit: ‘Pse po themi Stop Soros? Vetëm pyesni popullin britanik...

Qeveria hungareze godet planin anti-Brexit: ‘Pse po themi Stop Soros? Vetëm pyesni popullin britanik...

17:07, 12/02/2018
A+ Aa A-

Qeveria hungareze i ka dhënë peshë zbulimit në lidhje me një komplot nga miliarderi globalist George Soros për të rrëzuar qeverinë britanike dhe për të shkaktuar një referendum tjetër në BE.

“Soros është duke financuar grupe që po punojnë për të përmbysur Brexit, për të anuluar një vendim të marrë me kërkesë të votuesve në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Theresa Mey”, tha Zoltán Kovács, sekretar i Shtetit për Diplomacinë Publike pranë Kryeministrit hungarez.

Dr. Kovács përshkroi se si mbështetësit e Soros kanë denoncuar përpjekjet e qeverisë hungareze për të frenuar ndikimin e financierit dhe aktivistëve të ngjashëm përmes paketës legjislative ‘Stop Soros’ dhe “na kritikuan për thirrjen kundër ndaj “Planit Soros”, që propozon për të sjellë 1 milion emigrantë në Evropë çdo vit, madje disa shkuan aq larg sa të mohojnë që një plan i tillë ekziston”.

Ai shtoi se Hungaria nuk propozon ndalimin e Soros nga angazhimi në aktivizimin politik, por shtoi se “aktiviteti duhet të jetë transparent dhe ti nënshtrohet rregullave, veçanërisht kur është duke sfiduar vullnetin e popullit tonë dhe në kundërshtim me sigurinë e vendit”.

 “Ky lajm i fundit nga beteja e Brexit është shembulli më i fundit dhe i egër i asaj që kemi thënë gjatë gjithë kohës: Soros nuk është një filantrop dhe rrjeti i tij i Shoqërisë së Hapur nuk është një bamirësi”, deklaroi Kovács.

 “Ai është një aktor politik i shndritshëm, i cili përdor fondacionin e tij për të udhëhequr një axhendë politike radikale në mbarë botën, shpesh duke kundërshtuar vullnetin e qytetarëve lokalë nëse nuk pajtohen me ideologjinë e shoqërisë së hapur.

Megjithatë, ai nuk ka mandat demokratik. Ai nuk përfaqëson askënd. Pse themi ‘Stop Soros’? Vetëm pyesni njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco