Lulëzon tregu i diamanteve në Belgjikë

Lulëzon tregu i diamanteve në Belgjikë

14:07, 12/02/2018
A+ Aa A-

“Diamantet janë për gjithmonë”, është titulli i një prej filmave të James Bondit, i publikuar në vitin 1971, e ashtu shpreson edhe Vadim Veinig, i cili themeloi një kompani për shitjen e diamanteve në Antverp.  

Globalizmi dhe teknologjia e re janë dy fuqi që po lënë shenjë në tregun e diamanteve, tha ai, duke shtuar se teknologjia po shkakton evolucion në industri shpesh të perceptuar si statike dhe jo të gatshme për ndryshime. 

Veining është bashkëpronar i kompanisë “77 Diamonds”, shitës kryesisht online e që ka vetëm një ekspozitë në Londër. Kompaninë e themeloi bashkë me mikun e tij më të mirë, shkruan albinfo.ch.

Interneti i ka mundësuar kompanisë të shesë produkte në gjithë botën, pa investime të mëdha. Veinig tha se kompania shet produkte në mbi 70 shtete dhe se njerëzve u pëlqen blerja online, në mënyrë që pak ekspertë do të parashihnin. Në këtë mënyre kompanitë e vogla ia dolën që me lehtësi të depërtojnë në tregun ku garojnë me kompani të mëdha.

Deri në fund të shekullit XX tregu i diamanteve ishte i monopolizuar, i kontrolluar kryesisht nga kompania “De Beers”. Por sfidë mbetet mbyllja gjithnjë më e shpeshtë e minierave të diamanteve krahasuar me zbulimin e atyre të rejave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco