Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Skocia i 'jep fund' urisë, ligj zyrtar mbi 'të drejtën për t’u ushqyer'

Skocia i 'jep fund' urisë, ligj zyrtar mbi 'të drejtën për t’u ushqyer'

13:42, 18/11/2016
A+ Aa A-

Qeveria skoceze po mendon t’i shtojë ligjeve kombëtare për të drejtat e njeriut edhe  "të drejtën për t’u ushqyer" .

Kjo vjen pas një numër rekomandimesh duke u frymëzuar nga raporti i Grupit të Pavarur të Punës për varfërinë dhe ushqimin në fillim të këtij viti, shkruan “The Independent”.

Grupi tha se kjo e drejtë në vetvete   do të thoshte qeveria dhe organet e tjera publike do ta kenë për detyrë t’u sigurojë të gjithëve ushqim të përshtatshëm dhe të përballueshëm.

"Qeveria skoceze do të jetë e përgatitur për të sfiduar ligjërisht zbatimin e politikave dhe shpërndarjen e burimeve në këtë drejtim, brenda kufijve të kompetencave të saj ekzistuese," tha raporti i tij.

Masa të tjera të rekomanduara nga grupi dhe të pranuara nga Qeveria përfshijnë futjen e një sistemi për të matur sigurinë e ushqimit në Skoci duke i bërë thirrje Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të ndihmuar në uljen e rrezikut të sanksioneve./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco