Renzi pranë disfatës fatale, 'Jo'-ja pritet të fitojë referendumin kushtetues në Itali

Renzi pranë disfatës fatale, 'Jo'-ja pritet të fitojë referendumin kushtetues në Itali

13:23, 18/11/2016
A+ Aa A-

Kryeministri italian, Matteo Renzi pritet t’i drejtohet një disfate të dhimbshme në votimin e referendumit kushtetues, sipas sondazheve të fundit të publikuara sot, para votimit të 4 dhjetorit.

Gazetat e përditshme italiane “Corriere della Sera”, “La Repubblica” dhe “La Stampa” publikuan sondazhet e ndryshme sipas të cilave ndryshimet e propozuara do të refuzohen në referendum me një diferencë që varion nga 10 deri në shtatë për qind.

Instituti “Ipsos” për “Corriere della Sera” dhe “Demos” për “La Repubblica” deklaruan se “kampi i jo-së po fiton terren”, ndërsa “Piepoli” për “La Stampa” tha se “kishte një avantazh të qëndrueshëm” dhe shtoi se italianët e shohin fitoren e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si favorizim të ”jo”-së.

Një mesatare javore e sondazheve të publikuar të mërkurën nga faqja e internetit “YouTrend” parashikoi një 53:47 për qind refuzim të reformave kushtetuese, nga një mesatare prej 51,9 : 48,1 për qind në javën e kaluar.

Megjithatë, “YouTrend” tha se “ka pasur një pjesë prej  22,1 për qind të votuesve të pavendosur, të cilët mund të ndryshojnë rezultatin përfundimtar”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco