Obama mbledh liderët kryesorë të Europës për t’i 'qetësuar' mbi Donald Trump

Obama mbledh liderët kryesorë të Europës për t’i 'qetësuar' mbi Donald Trump

12:28, 18/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti Barack Obama do të bashkohet me liderët e vendeve kryesore evropiane në Gjermani për të diskutuar mbi sigurinë dhe sfidat ekonomike me të cilat përballen partnerët trans-atlantik ndërkohë që SHBA-ja përgatitet për Presidencën e Donald Trump.

Takimi i Obamës të premten me udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës është mbledhja e fundit e tij para se të largohet nga posti, shkruan "RT".

Takimi zgjeron bisedimet e gjata që Obama ka mbajtur një ditë më parë me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Që prej nisjes së Obamas të mërkurën në udhëtimin e tij të gjashtë dhe të fundit në Gjermani si president, ai dhe Merkel janë përqendruar tek çështjet e globalizimit dhe bashkëpunimit trans-atlantik.

 Të enjten, Merkel tha se po i afrohej “Administratës Trump ", me mendje të hapur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco