Pas Shkodrës, edhe qyteti rus mban protesta për të mbështetur Donald Trump

Pas Shkodrës, edhe qyteti rus mban protesta për të mbështetur Donald Trump

11:43, 18/11/2016
A+ Aa A-
Autoritetet në qytetin rus, Obninsk, kanë dhënë leje për demonstratën e parë publike në mbështetje të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Një burim i paemëruar në administratën e qytetit tha sot se tubimi do të mbahet nesër në qendër të Obninskut dhe pritet pjesëmarrja e dhjetëra njerëzve.
Qëllimi i këtij tubimi është për të “shprehur shpresë për përmirësimin e raporteve SHBA – Rusia”, thanë organizuesit.
Donald Trump, i cili është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor, ka shprehur respekt për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim me Rusinë në luftimin e kërcnimit nga terrorizmi t militantëve të Shtetit Islamik

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco