Schulz: Turqia po sillet si memec, nuk duam të tërhiqet nga anëtarësimi

Schulz: Turqia po sillet si memec, nuk duam të tërhiqet nga anëtarësimi

11:36, 18/11/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz deklaroi se shpresonte që Turqia nuk do të hiqte dorë nga negociatat që vendi të ishte pjesë e Bashkimit Europian, njoftoi media gjermane.

“Sjellja prej memeci nuk ndihmon në zgjidhjen e gjërave, vetëm sa krijon një situatë ku gjërat kërcënojnë për t’u bërë  më keq”, tha Schulz për gazetën e përditshme gjermane “Mindener Tageblatt”.

Ligjvënësi gjerman tha se “dhënia fund e negociatave midis BE-së dhe Turqisë nuk do të jetë një fitore për Evropën”.

“Në fakt, do të ketë  një efekt të kundërt. Ne do të humbasim mundësinë që të kemi një ndikim në atë çfarë po ndodh në Turqi dhe ndoshta t’i bëjmë gjërat më mirë”, u shpreh Schulz në intervistë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi këtë javë se “do të presë deri në fund të vitit për të parë nëse ka përparim në bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian, përndryshe do ta zgjidhë çështjen me referendum”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco