Mes Donald Trump dhe Vladimir Putin rikthehet në skenë Henri Kissinger

Mes Donald Trump dhe Vladimir Putin rikthehet në skenë Henri Kissinger

10:53, 18/11/2016
A+ Aa A-

Gideon Rachman, kolumnist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Financial Times, flet për një skenar të mundshëm mbi atë se çfarë do të ndodhë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë pas fitores se Donald Trump: një skenar që fiton besueshmëri nën dritën e thirrjes telefonike mes Putin dhe Trump, në të cilën dy liderët kanë diskutuar domosdoshmërinë për të përmirësuar marrëdhëniet mes vendeve të tyre.

Rachman imagjinon që do të ndodhë kjo: Trump heq sanksionet në Rusi, njeh de facto aneksimin e Krimesë, tërheq trupat nga Baltiku, përjashton çdo hipotezë mbi hyrjen në të ardhmen të Ukrahinës dhe Gjeorgjisë në NATO, pranon që Assad të mbetet në pushtet në Siri; në këmbim merr zotimin e Putin për të mos filluar ose zgjeruar konfliktin në Ukrainë, të mos kërcënojë Baltikun dhe të luftojë me vendosmëri ISIS së bashku me SHBA-në.

Ky është flamuri i një respekti reciprok që mund të çojë deri në fund “luftën e ftohtë” mes Uashingtonit dhe Moskës. Pothuajse një rikthim i politikës amerikane ndaj Bashkimit Sovjetik në kohën e presidentit Nixon.

Duke menduar këtë, Rachman spekulon se Trump do të qëndrojë në fushë, si ndërmjetës. 93 vjeçari, ish-sekretari i shtetit amerikan Kissinger, do të jetë arkitekti i uljes së tensioneve dhe kontrollit mes SHBA-së dhe BRSS në kohën e Nixon.

Vetëm një hipotezë: nuk është e qartë nëse bazohet në shenja reale. Por Kissinger-shkruan Rachman, -muajin e ardhshëm do të jetë në Moskë për një konferencë. Të jetë rastësi?

Mes takimeve që presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në program sot, është edhe ai me ish-sekretarin legjendar të shtetit, 93 vjeçarin Henry Kissinger. Lajmi është dhënë nga këshilltari i tij Sean Spicer. 

Edhe pse në të nëntëdhjetat, Kissinger është një prej diplomatëve më të dëgjuar në Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.  Dhe ja përse; Ka punuar me Eisenhower, John Kennedy, Johnson, Nixon, Ford, Carter.  U takua me të gjithë të fuqishmit e tokës në atë kohë, nga Mao tek Kossighin, nga Rabin te Giscard d’Estaing dhe gjithë të tjerët.

Ai shpiku pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, diplomacinë e armatosur, negociatat e përhershme, por gjithmonë nën hijen e armëve bërthamore. Kissinger besonte–  dhe historia i dha të drejtë – që paqja është më e lehtë nëse mbështetet nga bomba atomike  gati për t’u shpërthyer.  Por dialogu duhet të jetë gjithmonë prezent, gjithmonë i gatshëm për të filluar, i shkathët dhe i menjëhershëm.

Ishte ai që shpëtoi Kilin nga katastrofa ekonomike dhe  sociale, duke favorizuar grushtin e shtetit të gjeneralit Augusto Pinochet, dhe ishte gjithmonë ai që negocioi fundin e luftës në Kippur.  Ai ishte edhe drejtuesi, edhe pse shumë i fshehtë i paqes në Camp David në 1978. Në Afrikë, mbështeti patriotët anti-komunistë në Angola dhe Mozambik, pas humbjes së portugezëve dhe agresionit kuban e kinez.

Me Regan dhe Bush, Kissinger qëndroi gjithmonë aktivist në kampin diplomatik, si konferencier, shkrimtar, komentues televiziv, konsulent duke themeluar edhe një shoqëri të dedikuar.

Nëse jo shpikësi, ishte padyshim një nga ithtarët e realpolitikës, dhe mbase mbi këtë argument Donald Trump dëshiron të marrë informacione nga ai.

Nga ana tjetër, mbase një shenjë e fatit, për shkak të punëve të nevojshme në Zyrën Ovale , ka mundësi që Trump të përdorë më disa muaj zyrën e vjetër të Richard Nixon në Ndërtesën e vjetër Ekzekutive.

Presidenti i ri do të ketë edhe Nikki Haley,  guvernator i Karolinës së Jugut që sipas disa mediave, është kandidat për Departamentin e Shtetit si dhe Admirali Michael S.Rogers, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë  (Nsa).

Gjithashtu në axhendë është dhe një takim informal me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Ndërkohë është mësuar sot, se drejtori i Inteligjencës amerikane, James Clapper  ka dhënë dorëheqjen sipas disa mediave amerikane.

Bëhet fjalë për dorëheqjen e parë të një oficeri të lartë në administratën e Obamës, pas zgjedhjes së Trump. “E kam dorëzuar letrën time të dorëheqjes mbrëmjen e djeshme, kam ende 64 ditë,” ka thënë Clappe gjatë një seance para komisionit të inteligjencës së Kongresit, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të administratës së Obamës.

Ndërkohë nuk ka asnjë sinjal për drejtuesit e tjerë të lartë, si drejtori i FBI-së James Comey,  i kritikuar më parë nga republikanët dhe më pas nga demokratët për çështjen e hetimeve për emailet e Hillary Clinton. 

Përgatiti - SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco