'Rusia mund të sulmojë para se Donald Trump të bëhet president!' Lituania 'shumë e frikësuar'

'Rusia mund të sulmojë para se Donald Trump të bëhet president!' Lituania 'shumë e frikësuar'

09:56, 18/11/2016
A+ Aa A-

Lituania ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të provokojë NATO-n  para se  Donald Trump të bëhet president i SHBA-ve. Ministri i jashtëm Linas Linkevicius tha se ishte "shumë i frikësuar" për vendet baltike, si dhe qytetin sirian të Aleppo.

Rusia nuk është një superfuqi, është një super- problem,  tha Linkevicius duke argumentuar se NATO-ja  është përgjegjës për nxitjen e tensioneve rajonale sepse kazgjeruar lëvizjet ushtarake drejt kufijve të Rusisë

Linkevicius tha se ekziston rreziku që zoti Putin ta shoh periudhën para inaugurimit të  Donald Trump në janar si një mundësi për të testuar gatishmërinë ushtarake dhe vendosmërinë diplomatike të aleancës perëndimore.

"Administrata e re nuk vjen në deri në pjesën e dytë të janarit-  tha ai - Unë jam shumë i frikësuar dhe i shqetësuar në lidhje me këtë periudhë.

Tranzicioni i trazuar i Donald Trump nuk po shikohet nga asnjë vend me kaq kujdes sa po shkohet shtetet baltike, tha ai.

Lituania beson pamja  e  errët e synimeve ruse arsyetohet me gjeografinë dhe historinë e ish-themelit sovjetik.  

Dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik, tani është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe kufitzohet me tokën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco