VIDEO/ Obama takon vogëlushin shqiptar, Aleksin

VIDEO/ Obama takon vogëlushin shqiptar, Aleksin

09:19, 18/11/2016
A+ Aa A-

“Shpresoj që mirësia dhe dashuria jote t’i bëjë edhe njerëzit e tjerë të mendojnë si ty. Unë isha shumë krenar për ty.”

Ju kujtohet Alex, djali 6 vjeçar shqiptar që i shkroi Presidentit Obama për ta pyetur si mund t’i ndihmonte fëmijët e moshës së tij në Siri. Javën e kaluar Presidenti pati mundësinë që të takonte Alexin dhe familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. 

Aleksi i shkroi Obamës pasi mediat ndërkombëtare publikuan foton e 3-vjeçarit sirian Omran Daqnesh, nxjerrë nga rrënojat e bombardimeve:

“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?  A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… Ne do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do t'i sigurojmë atij një familje dhe do ta konsiderojmë si vëllanë tonë.”

Presidenti amerikan Barack Obama e lexoi letrën e Aleksit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në Samitin e Liderve për Refugjatët në 20 shtator 2016.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco