‘Virus social’, Papa Françesku dënon korrupsionin

‘Virus social’, Papa Françesku dënon korrupsionin

10:27, 21/01/2018
A+ Aa A-

Papa Françesku, dënoi fuqishëm korrupsionin, teksa foli përpara 200 mijë njerëzve të mbledhur për një meshë të hapur në pjesën veriperëndimore të Perusë, e cila është rrënuar nga përmbytje të shumta.

Papa Françesku edhe me herët ka dënuar korrupsionin në Amerikën Latine duke e quajtur atë një “virus social” që po infekton të gjitha aspektet e jetës. Gjatë vizitës të premten në Peru, Papa dënoi shkatërrimin e lumit Amazon.

 “Për të mbrojtur shpresën, kërkohet që të jemi shumë të vëmendshëm ndaj formës shpesh delikate të degradimit përreth, i cili ndot gradualisht të gjithë kornizën jetike, dhe ky është korrupsioni. Sa shumë e keqe i është bërë popullit latino-amerikan dhe demokracive të këtij kontinenti të bekuar nga ky virus i shoqërisë. Një fenomen që infekton gjithçka, që dëmton më së shumti të varfërit dhe tokën mëmë. Gjithçka që bëhet për të luftuar këtë goditje sociale meriton vëmendjen tonë më të madhe” , tha ai.

Presidenti i Perusë dhe disa udhëheqës të lartë politikë janë të përfshirë në skandalin më të madh të mitmarrjes në rajon.

Fjalimi i Papës vjen më pak se një muaj pasi Presidenti Kuczynski shmangi hapjen e procesit të shkarkimit lidhur me pagesat prej 782 mijë dollarësh që shkuan tek firma kosulente e presidentit nga kompania gjigande braziliane e ndërtimeve, Odebrech.

Pagesat ishin kryer rreth 10 vjet më pare kur zoti Kuczynski mbante postin e një ministri. Kompania braziliane ka pranuar se ka paguar qindra milionë dollarë në ryshfete për zyrtarët në Amerikën Latine në shkëmbim të kontratave fitimprurëse në sektorin publik./VOA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

filmakjobote21/01/2018 12:53

Papa jeton ne epiqendren e korrupsioni dhe na kerkokeka tjeterkund ta luftojne kete virus social hehehe.

Shto koment

Denonco