Hoteli në flakë, raportohen viktima

Hoteli në flakë, raportohen viktima

10:12, 21/01/2018
A+ Aa A-

Dy vetë kanë humbur jetën  dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një zjarri të rënë në një hotel në Pragë.

Tetë vetë u dërguan në spital me lëndime të rënda dhe tre persona duhet të shpëtoheshin, tha një zëdhënëse e shërbimit shpëtues.

Shkaku i zjarrit, në hotelin e “Eurostars David” pranë Teatrit Kombëtar të kryeqytetit Çek, është ende i panjohur dhe i ka marrë zjarrfikësve dy orë kohë për ta sjellë flakën nën kontroll.

Kryebashkiakja e Pragës, Adriana Krnacova, e cila ishte në vendin e ngjarjes, shprehu ngushëllimet për të afërmit e viktimave, të cilët nuk janë identifikuar menjëherë.

Zyrtarët e shpëtimit më herët u shprehën se 40 vetë u plagosën, edhe pse mediat çeke kanë  raportuar se shumica e të lënduarve kanë marrë trajtim në vend dhe nuk u dërguan në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco