Ndërron jetë Paul Bocase, babai i kuzhinës franceze

Ndërron jetë Paul Bocase, babai i kuzhinës franceze

21:38, 20/01/2018
A+ Aa A-

Në moshën 91 vjec ka ndërruar jetë mbrëmë natën, në moshën 91 vjec, Paul Bocase, Ai ka ndërruar jetë në hanin e tij në Collonges-au-Mont-d’Or afër Lionit. Paul Bocase konsiderohej nga të gjithë në Francë si ‘papa” i kuzhinës franceze. Atij sot i kanë bërë homazhe të gjithë personalitetet e vëndit, Presidenti Macron, ministrat, senatorë, deputetë dhe shumë figura të shquara të Francës.

Presidenti Macron në homazh të tij ka thënë: “Paul Bocase ishte mëshirimi i kuzhinës franceze. Në emrin e tij përmblidhej gastronomia franceze në gjenerozittetin e saj, në respektin për traditën por edhe në krijimtarinë e saj. Paul ishte një figurë mitike që ka transofrmuar kuzhinën franceze.”

Kurse ministri i Brëndshëm Colomb, që është nga Lioni, do të shkruante ne tuiter: Gastronomia franceze është në zi. Papa i kuzhinës franceze na ka lënë. Le të kultivojnë kuzhinierët tanë më të mirë, në Lion dhe në të gjithë anët e globit, frutet e pasionit të tij.”

Kurse Christophe Marguin, restorues në Lion do të shprehej se “për mua ka vdekur zoti”. Regis Marcon, një kuzhinier me tre yje do ta konsideronte Paul Bocasen “monment të kuzhinës botërore”. Kurse një tjetër figurë e kuzhinës franceze, Marc Veyrat do të shprehej se “sot është ditë zie për gastronominë franceze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco