Mbyllja e qeverisë federale/Trump: Demokratët brengosen më shumë për emigrantët ilegalë sesa…

Mbyllja e qeverisë federale/Trump: Demokratët brengosen më shumë për emigrantët ilegalë sesa…

15:18, 20/01/2018
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka fajësuar ligjvënësit demokratë për mbyllje të qeverisë federale, që filloi pas mesnatës nga e premtja në të shtunën, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit.

 “Demokratët janë shumë më të brengosur për imigrantët ilegalë se për ushtrinë tonë të madhe ose sigurinë në kufirin tonë të rrezikshëm jugor.

Ata kanë mundur të bëjnë marrëveshje, por në vend të kësaj, kanë vendosur të luajnë politika të mbylljes”, ka shkruar Trump në Tëitter

Demokratët e Senatit e bllokuan votimin e masës së përkohshme të financimit, në përpjekje për t’i detyruar republikanët që të zhvillojnë negociata për marrëveshje për mbrojtjen e afro 700 mijë emigrantëve nga dëbimi, të cilët kanë arritur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë dhe kanë qëndruar ilegalisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco