Washington Post: Turqia gati për një luftë me aleatët e SHBA-së…

Washington Post: Turqia gati për një luftë me aleatët e SHBA-së…

14:27, 20/01/2018
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara e kanë gjetur edhe një herë veten midis zjarrit të dy aleatëve, të cilët po përgatiten për luftë, raporton Washington Post.

Turqia, e provokuar nga plani i SHBA-së për kurdët në Siri, tashmë ka vendosur tanket përgjatë kufirit, ndërsa zyrtarët e Uashingtonit po përpiqen të shmangin eskalimin e situatës.

Administrata e Presidentit Trump ka devijuar nga marrëveshja e planifikuar e sigurisë në pjesën verilindore të Sirisë, pasi Turqia kërcënoi të niste një ofensive në anën tjetër të kufirit kundër kurdëve sirian.

Mevlut Çavusoglu, ministri i jashtëm turk, tha se retorika e re erdhi si përgjigje ndaj shqetësimeve të Turqisë lidhur me marrëdhëniet e SHBA-ve me kurdët sirianë.

Ndërsa Ankaraja ka hartuar plane për të nisur operacionet ushtarake në Siri, CNN-i turk tha se qeveria turke ka dërguar shefin ushtarak Hulus Akarit në Moskë për të siguruar konsensusin e Rusisë.

Duke pasur parasysh se Rusia kontrollon qiellin mbi zonën të cilën Turqia planifikon të sulmojë, kjo mund të prishë planet e Ankarasë dhe të çojë në rrëzimin e avionëve turq.

Siria, megjithatë, paralajmëroi të enjten se është e gatshme të rrëzojë avionët turq nëse trupat e tyre sulmojnë enklavën kurde të Afrinit në kufirin e dy shteteve, që do të mund të çojë në një konflikt të ri rajonal.

Një luftë e tillë ka gjithashtu rrezikun e ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara, e cila është në marrëdhënie të ngushta me kurdët dhe Turqinë (aleati i NATO-s), dhe shpesh ndodhet në udhëkryq midis interesave të dy aleatëve, përfundon analiza e Washington Post.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t20/01/2018 15:46

Gjithçka tani do vazhdoje deri ne renien e sulltanit modern turk

Salvo20/01/2018 15:37

Nje shkrim i ceket. Ai qe gjendet perballe nje zgjedhjeje te veshtire, per aq sa fjala eshte per nje loose-loose situation, eshte Erdogani, te cilit i bie barra te zgjedhe qofte humbjen me te vogel, qofte kahun e aleances; nese do te jete pjese e aksit ruso-iranian, apo atij amerikan. Kjo situate u krijua enkas nga SHBA me vendimin per te caktuar kurdet si roje ne kufirin siriano-turk ne pjesen veriore te vendit, cka Erdogani e sheh si "t'i varesh ujkut melcite ne qafe", dhe, per me teper, si manover e amerikaneve per ta perligjur dhe per ta kryer haptazi armatosjen e kurdeve ne rajon, cka do te sillte fuqizimin e tyre. Nga nje peshim i shpejte i perberesve te kesaj loose-loose situation, gjasat jane qe Erdogan te anoje nga aksi ruso-sirian, per shkak te kohezgjatjes se efekteve te humbjes qe sjell ne krahun tjeter faktorizimi dhe fuqizimi ushtarak i kurdeve. Ky eshte cmimi qe i duhet te paguaje nga vendimi qe mori per terheqjen e kontrollit ushtarak pergjate kufirit turko-sirian, pasi Assadi iu pergjigj me te njejten monedhe, duke i sjelle ne skene Erdoganit ate cka ky nuk e kishte llogaritur: zbritjen e rrembyeshme te kurdeve.

Shto koment

Denonco