Zuckengerg: Ja lajmet që do të kenë prioritet në rrjet…

Zuckengerg: Ja lajmet që do të kenë prioritet në rrjet…

11:33, 20/01/2018
A+ Aa A-

Facebook ka njoftuar se do te mbështesë burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë se do t’u jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rankohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të  rreme dhe propagandës.

 “Ka shumë senzacionalizëm, keqinformim dhe polarizim sot në botë”, shkruan Zuckerberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco