Turistët urdhërohen të mos dalin nga hotelet, gjendje e jashtëzakonshme në Xhamaika

Turistët urdhërohen të mos dalin nga hotelet, gjendje e jashtëzakonshme në Xhamaika

10:08, 20/01/2018
A+ Aa A-

Turistët britanikë janë paralajmëruar se ata duhet të qëndrojnë brenda vendeve  të pushimit në Montego Bay në Xhamaika. Kështu njoftoi BBC para pak minutash. Qeveria e Xhamaikës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në famullinë St James pasi një numri incidentesh me të shtëna.

Ministria e Jashtme e Britanisë u ka bërë thirrje turistëve britanikë të qëndrojnë brenda hoteleve të tyre pasi në Xhamaika ka nisur një operacion i madh ushtarak.

Rreth 20 mijë turistë britanikë vizitojnë Xhamajkën çdo vit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Britanisë tha se turistët duhet të ndjekin këshillat përfshirë ndalimin për të mos qarkulluar natën në zona të caktuara dhe të tregojnë veçanrësiht kujdes nëse udhëtojnë natën.

Të enjten,  kryeministri i Xhamaikës, Andrew Holness, tha se gjendja e emergjencës ishte e nevojshme për të rivendosur sigurinë publike në zonën e St James.

Shefi i Mbrojtjes, Gjeneral Major Rocky Meade tha se forcat ushtarake po synonin të godisnin bandat “ me fokus të veçantë mbi ato që janë përgjegjëse për vrasje,  trafik armësh dhe grabitje.” Në vitin 2017 ka pasur 335 vrasje në famullinë St James./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco