Papa ndalon kortezhin për një karabiniere kiliane që ra nga kali Momenti i rrëzimit të karabinieres dhe Papa

Papa ndalon kortezhin për një karabiniere kiliane që ra nga kali

09:06, 20/01/2018
A+ Aa A-

Një kortezh i gjatë makinash  gjarpëron mes qiellgërvishtësve dhe oqeanit; në të dyja anët e rrugës, turma thërret për të tërhequr vëmendjen: kalon Papa e duhet kapur çasti, një përshëndetje, një vështrim, një fotografi. Motoçikletave u japin gaz vazhdimisht e helikopteri zhurmon në ajër, duke e qindfishuar rrëmujën. Pa dyshim që e gjithë kjo ishte e mjaftueshme për të shqetësuar njërin nga kuajt e karabinerëve të Kilit.

Bie nga kali një karabiniere

Gjithçka ndodhi në pak çaste. Kalon makina e Papës dhe kali, që mezi mbahej nga dy karabinierë në tokë, ngriti këmbët dhe e hodhi poshtë gruan ushtarake të re, e cila u përplas edhe me makinën e Atit të Shenjtë. Françesku reagoi menjëherë, i kërkoi shoferit të ndalej dhe shkoi me të shpejtë pranë karabinieres për të parë si ishte.

Ndërhyrja e mjekëve të Papës

Të parët, që u afruan, ishin mjekët e delegacionit papnor, që u siguruan se gruaja i kishte të gjitha funksionet jetësore. Fatmirësisht, karabinierja nuk kishte rënë me kokë. Erdhën menjëherë edhe mjekët kilianë, që e transportuan gruan në spital. Papa i qëndroi afër gjatë gjithë kohës së ndihmës së shpejtë./RadioVatikani

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Nebil20/01/2018 09:26

    Paska nje NJERI ! ZOTI E RUAJTE KETE VLERE!

    Shto koment

    Denonco