Kërcënon ISIS: Dy objektivat e radhës ku do sulmojmë

Kërcënon ISIS: Dy objektivat e radhës ku do sulmojmë

23:23, 19/01/2018
A+ Aa A-

ISIS ka publikuar një video kërcënuese që flet për pushtimin e Uashington DC dhe hedhjen në erë të një ure në Londër, duke përdorur pamjet nga filmat hollivudianë.

Abd al Faqir Media, një grup që mbështet ISIS, ka publikuar pamjet e titulluara: “Pushtimi i Uashingtonit: Pjesa 1”. Në video tregohen sulme imagjinare duke përdorur skena nga filmi hit si “Rënia e Londrës” me protagonist Gerard Butler. 

Videoja nis me ushtarët duke u përgatitur për të luftuar, duke mbledhur armë dhe duke udhëtuar nëpër një zonë të braktisur me tanke.

Pastaj një furgon shihet i mbushur me eksploziv tek po kalon në një urë në Londër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco