SHBA po përballet me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina

SHBA po përballet me kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Kina

19:43, 19/01/2018
A+ Aa A-

SHBA-ja po përballet me kërcënimin në rritje nga ana e Kinës dhe Rusisë, fuqi që përpiqen të krijojnë një botë sipas modelit të tyre autoritar, deklaroi sot Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Gjatë prezantimit të strategjisë së re për mbrojtjen kombëtare, James Mattis kërkoi mjete parashikuese për të modernizuar ushtrinë amerikane, avantazhi konkurrues i së cilës nuk pushon së rëni në të gjitha fushat.

Duke konstatuar një rënie të supremacisë ushtarake përballë Kinës apo Rusisë, SHBA-ja kërkon të modernizojë strukturat mbrojtëse dhe të ndajë peshën e sigurisë botërore me aleatët e saj, që shpreson t’i shohë të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.

 “Synimi im është të mundësoj ndryshime urgjente të shkallës së lartë”, theksoi Mattis në strategjinë e mbrojtjes kombëtare të publikuar të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco