VIDEO/ Kjo grua guximtare në Britani, parandalon grabitjen dhe …

VIDEO/ Kjo grua guximtare në Britani, parandalon grabitjen dhe …

17:24, 19/01/2018
A+ Aa A-

Kur bëhet fjalë për grabitje apo ngjarje të frikshme, pak a shumë tentojmë të ruajmë qetësinë, dhe t’i shmangemi rrezikut. Por ajo çfarë ka bërë një grua në Britaninë e madhe është mbi pritshmëritë.

Ajo nuk është trembur aspak nga zhurmat që ka dëgjuar, por e vetme ka tentuar të ndalojë jo një, por dy hajdutë në aksion. Ngjarja ka ndodhur më 10 janar të këtij viti rreth orës 16:00, në një lagje në jug-perëndim të Londrës, kur një grua arriti të jepte një ndihmë të rëndësishme policisë dhe para së gjithash të parandalonte një grabitje.

Gruaja ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj kur papritur ka dëgjuar të bjerë alarmi i banesës së fqinjit përballë. Menjëherë shkoi në vendngjarje, pa dy hajdutët që ishin në shtëpi dhe u përpoq e vetme të bllokojë njërin prej tyre që po tentonte të largohej.

Të dy më pas u larguan me një makinë, por gruaja shënoi targën dhe njoftoi menjëherë policinë. Kjo e fundit mundi të ndalojë makinën dhe të arrestojë njërin prej tyre, me akuzën e grabitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco