'Më keq se Watergate', memo shokuese mbi fushatën e Trump...

'Më keq se Watergate', memo shokuese mbi fushatën e Trump...

17:17, 19/01/2018
A+ Aa A-

Anëtarët e Senatit  thanë se kanë parë  një memo ‘shokuese’ të klasifikuar ku detajohen abuzimet e ‘Foreign Intelligence Surveillance Act’ (FISA) , nga zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe zyrtarëve të FBI-së në lidhje me hetimet mbi fushatën presidenciale të Trump.

Ata bënë thirrje që këto dokumente të deklasifikohen e të lihen të lira për publikun menjëherë, raporton Breitbart News.

“Kjo është shokuese”, tha Mark Meadoës (R-NC) për Fox News.

“Një pjesë e imja dëshironte që të mos i kisha lexuar, sepse unë nuk dua të besoj se këto gjëra mund të ndodhin në këtë vend”.

“Faktet që përmbahen në këtë Memo të mbeten në grykë dhe kërkojnë transparencë të plotë. Nuk ka prioritet më të lartë se të përhapësh këtë informacion dhe të shpëtosh demokracinë tonë”, tha Matt Gaetz (R-FL), anëtar i Komitetit Juridik, i cili ka mbikëqyrur Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në.

Një tjetër anëtar i  këtij komiteti, Steve King (R-IA), tha se ka parë në Memo “gjëra të neveritshme” duke i cilësuar “më keq se Watergate.”

Ron DeSantis (R-FL), një tjetër anëtar i Komitetit Juridik,  e quajti Memon “thellësisht shqetësuese”. Ai tha se ka ngritur pyetje rreth Departamentit të Drejtësisë të Obamës dhe FBI-së së Comey.

“Raporti i klasifikuar i përpiluar nga ‘House Intelligence’ është thellësisht shqetësues dhe ngre pyetje serioze ndaj nivelit më të lartë të Departamentit të Drejtësisë së Presidencës Obama dhe FBI të Comey, që lidhet me të quajturin hetime mbi marrëveshjen e fshehtë”.

DeSantis tha se komisioni i inteligjencës, sipas rregullave të Senatit, duhet të votojë për ta vënë raportin në dispozicion të publikut sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Ndërsa raporti është klasifikuar si Top Sekret, unë besoj se komisioni duhet, sipas rregullave, të votojë për ta vënë në dispozicion të publikut sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare dhe populli amerikan e meriton të vërtetën", tha ai.

Sipas Rregullave të Senatit, nëse komisioni i inteligjencës i Dhomës voton për ta bërë publike raportin, Presidenti Trump do të kishte pesë ditë për t’a kundërshtuar.

Shqyrtimi i Memos erdhi pasi anëtarët republikanë të Komisionit të Inteligjencës, ndihmësit e të cilëve përpiluan memorandumin e klasifikuar, votuan të enjten për ta vënë atë në dispozicion të të gjithë anëtarëve të Dhomës.  Demokratët votuan kundër.

Sipas Gaetz, përmbajtja e memorandumit mund të çojë në shkarkimin,  ndoshta edhe dënimin me burg, të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së.

"Unë mendoj se kjo nuk do të përfundojë vetëm me shkarkime. Unë besoj se ka njerëz që do të shkojnë në burg ", tha ai në Fox News, duke shtuar se mendonte se do të kishte implikime kriminale.

Memo, gjithashtu thuhet se përmban informacion rreth dosjes së vënë nga Fusion GPS, ku thuhet se Trump dhe anëtarët e ekipit të tij, u pajtuan me rusët në zgjedhjet e vitit 2016, sipas një raporti të gazetares investigative,  Sara Carter.

Në tetor u zbulua se dosja u financua nga fushata e Hillary Clinton dhe nga Komiteti Kombëtar Demokratik.

Pavarësisht se ishte një dokument politik, dosja thuhet se ishte pjesë e provave që zyrtarët e FBI-së përdoren për të kërkuar dhe për të marrë një urdhër përmes një seance sekrete në Gjykatë për të spiunuar këshilltarin e fushatës së Trump,  Carter Page.

Breitbart News raportoi më 3 mars 2017, se administrata e Obamës ndërmorri hapa për të minuar fushatën presidenciale të Trump,  duke përdorur taktikat e "policisë", përfshirë edhe spiunimin në fushatën e Trump. Ky raport mendohet se çoi Presidentin Trump në një reagim në Tweter duke akuzuar administratën e Obamës për përgjimin e “Trump Tower”. /Marrë nga Breitbart-përshtati: Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/01/2018 23:55

Shkatërrimi i botës nga irlandezi Obama.

t19/01/2018 17:44

Siç duket rilindja jone dhe sorosianet shqiptare paskan patur usta te mire atje

Shto koment

Denonco