Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Tensionohet situata, Turqia kërcënon hapur Amerikën

Tensionohet situata, Turqia kërcënon hapur Amerikën

10:51, 19/01/2018
A+ Aa A-

Turqia të mërkuren tha se nuk do të nguronte të ndërmerrte veprim në Siri dhe në zona të tjera nëse Shtetet e Bashkuara nuk tërheqin mbështetjen për forcat kurde. Ndërsa pas presidentit Erdogan, edhe zëvedëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Bekir Bozgad ka kërcënuar SHBA-të.

Presidenti turk Erdogan, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për një reagim ndaj ushtrisë amerikane, pasi Uashingtoni tha se do të ndihmonte Forcat Demokratike të Sirisë (SDF). të udhëhequr nga milicia kurde e YPG, me 30,000 trupa.

Plani e ka zemëruar Turqinë e cila e konsideron YPG siriane si një zgjatje të grupit militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e cila ka luftuar një kryengritje në Turqinë Juglindore që nga viti 1984. PKK konsiderohet si grup terrorist nga Bashkimi Evropian, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Bekir Bozdag u tha gazetarëve pas një kabineti që takoi forcat e planifikuara të mëbshtetura nga Shtetet e Bashkuara duke paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

“Ne theksuam se një hap i tillë ishte shumë i gabuar,” tha ai. “Turqia ka arritur kufijtë e durimit të saj. Askush nuk mund të presë që Turqia të tregojë më shumë durim”.

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Rex Tillerson mohoi se SHBA-të kishin ndonjë qëllim për të ndërtuar një forcë kufitare siriane dhe turke dhe thanë se çështja është përshkruar gabimisht dhe është keqpërdorur.

“Disa njerëz gabuan. Ne nuk po krijojmë fare një forcë sigurie kufitare,” u tha Tillerson gazetarëve në një avion që e çonte atë në Uashington nga Vancouver, ku ai kishte marrë pjesë në një takim për Korenë e Veriut.

“Unë mendoj se është për të ardhur keq që komentet e bëra nga disa e lënë atë përshtypje,” tha ai, pa dhënë detaje. “Kjo nuk është ajo që po bëjmë.”

Pentagoni tha se janë të vetëdijshëm për shqetësimet e Turqisë, partnerit të tyre të koalicionit dhe aleatit të NATO-s dhe se brengat e sigurisë të shtetit turk, janë plotësisht legjitime.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë tha më parë se Turqia nuk do të lejonte formimin e një “ushtrie terroriste” përgjatë kufijve të saj.

“Kur është në pyetje turqit dhe siguria e shtetit turk, kur është e nevojshme të largohen rreziqet dhe të shkatërrohen kërcënimet, Turqia do ta bëjë këtë pa hezitim,” tha Bozdag.

Të hënën, marrëdhëniet midis shtetit turk dhe Shteteve të Bashkuara u shtrënguan shumë, kur presidenti turk, Erdogan, kërcënoi të “mbyste” forcën e planifikuar të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara “para se të lindte”.

Turqia dhe SHBA-të, aleat në NATO, të dyja ishin së bashku në koalicion në mbështetje të përmbysjes së presidentit sirian Bashar Al-Asad, por vendimi i fundit i SHBA-ve për të përkrahur forcën kurdistane siç duket e ka zemëruar presidentin turk, gjë që është mohuar nga SHBA-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco