Nëntë vetë humbin jetën nga stuhia në Evropë

Nëntë vetë humbin jetën nga stuhia në Evropë

10:47, 19/01/2018
A+ Aa A-

Nëntë vetë, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.

Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Blegjikë.

Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia AFP.

Policia gjermane tha se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe shpejtësinë prej 203 kilometrash në orë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco