SHBA, prindërit përbindësha shpallin pafajësinë në gjyq

SHBA, prindërit përbindësha shpallin pafajësinë në gjyq

09:08, 19/01/2018
A+ Aa A-

Prindërit e akuzuar se mbanin lidhur me zinxhirë 13 fëmijët e tyre në shtëpinë e familjes në Kaliforni, u vetëdeklaruan të pafajshëm para gjykatës.

David Turpin (56 vjeç) dhe Louise Turpin (49 vjeç) përballen me akuza për torturë, abuzim dhe heqje lirie e jashtëligjshme. Ata u arrestuan pasi një prej vajzave të tyre ia mbathi nga shtëpia e tyre dhe alarmoi policinë, e cila gjeti në banesë fëmijët e tjerë të prangosur dhe të kequshqyer.

Në gjyq, prindërit e akuzuar thjesht shprehën pafajësinë e tyre për procedurën dhe nuk folëm më, ndërsa prokuroi i çështjes përshkroi një panoramë të tmerrshme të jetës së fëmijëve në shtëpinë e tyre. Sipas prokurorit Mike Hestrin, ndëshkimet e fëmijëve ngjasnin me muaj e vite dhe lidhja me litar apo pranga ishte një prej tyre.

Fëmijët nuk liroheshin as për të shkuar në banjo dhe vajza që ia mbathi kishte më shumë se dy vjet që planifikonte arratinë. Veç dhunës fizike, dy prindërit ushtronin edhe dhunë psikologjike ndaj tyre, më e zakonshmja duke i vënë pranë ushqim, por që ata nuk mund ta arrinin.

Pas seancës së parë, gjykatësi e vendosi lirinë me kusht të prindërve në 12 milionë dollarë, që qartësisht tregon se do të mbeten në paraburgim.

Nëse shpallen fajtorë, ata rrezikojnë mbi 90 vjet burg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco